Simon Marius
Matematikan - Mjek - Astronom
1573 – 1624
Astronomi i oborrit të kontesë, lindur në Gunzenhausen, i zbluoi në Ansbach në janar të vitit 1610 katër Hënat e mëdha të Jupiterit, në të njejtën kohë me Galileo Galilein, por i publikoi rezultatet e tij në vitin 1614, në librin Mundus Iovalis. Në vitin 2014, ky libër numëroi plot 400 vite të ekzistencës.
Akuza e Galilei-t për plagjiaturë i dha një goditje afatgjatë reputacionit të Simon Marius-it, edhe pse në fillim të shekullit të 20-të u vërtetua plotësisht se kërkimi shkencor i Marius-it ishte i pavarur. Aktivitete të shumta – kryesisht në rajonin e Frankofonisë – ndriçuan arritjet e tij shkencore në vitin 2014.
Ky prezantim me anë të internetit nisi në vitin jubilar 2014 dhe përmbledh të gjitha burimet e vlefshme elektronike, literaturën dytësore, referate dhe të rejat mbi Simon Marius-in duke i bërë ato – kudo ku është e mundur – të vlefshëm për një publik të gjerë. Me këtë rast, iniciatorët e ftojnë publikun që ta përdorë dhe ta zgjerojë këtë portal shumëgjuhësor në nderim të Simon Marius-it.
Prognosticon Astrologicum auf 1612, C3r